Në një bisedë me Antonelën edhe Donaldin, Einxhel i drejton një pyetje Donaldit se cili sipas tij është banori që do të largohet mbrëmjen e sotme nga shtëpia.

“Kush mendon që del sot?”,-e pyeti ajo.

“Claudio mendoj që do të dali”,-u përgjigj Donaldi.

“100 përqind e mendon?”-e pyeti ajo.

“Të them të vërtëtën po”,-tha Donaldi.

“Edhe unë kështu mendoj,nuk është Claudio për këtu”,-tha Antonela.

Të nominuarit janë: Claudio, Einxhel, Iliri dhe DJ Dagz (Arbër).

Në sondazhe nëpër faqe të ndryshme si dhe te shumica e komenteve vihet re emri i Einxhel, por brenda shtëpisë ajo konsiderohet si lojtare e fortë.

Einxhel nuk është më pak e preferuarave vetëm te sondazhet, por edhe Ardit Çuni bashkë me Palomën e kanë komentuar gazetaren.

Ardit: “Po boll o boll se le nam. S’ngele cep pa ulërit dhe pa hedh vrer e pa ulur të tjerët. Dikush ta nxjerrë jashtë Einxhel të martën meqë i duket vetja shumë e preferuar”,- shkruan ai.

Arditi gjithashtu krijoi një sondazh ku Einxhel ishte e preferuara për të dalë.