Në mbledhjen e kësaj të mërkurë këshilli i ministrave ka miratuar paketën e bonusit për familjet në nevojë familjet në nevojë dhe për pensionistët për fundvitin.

Qeveria këtë të mërkurë ka bërë me dije se është miratuar paketa për bonusin e fundvitit për të gjithë shtresat në nevojë dhe për pensionistët.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj ka dhënë detaje në lidhje me grupet shoqërore që do të përfitojnë nga paketa e bonusit për festat e fundvitit.

Sot qeveria ka marrë një vendim të rëndësishëm, për paketën e solidaritetit të fundvitit që mbështet kategoritë e veçanta dhe shpërblimi i fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit, 72 mijë individë me aftësi të kufizuara dhe pjesë e paketës së solidaritetit janë pensionistët. Fondi që qeveria ka vënë në dispozicion është 4 milionë dollarë pa përfshirë pensionistët”, ka thënë Manastirliu.

Ndërkohë ministrja e Financave, Delina Ibrahima ka dhënë detaje në lidhje me bonusin që do të përfitojnë pensionistët për festat e fundvitit.

Ndër të tjera ajo është shprehur se pritet që në buxhetin e 2022 ky bonus të miratohet që në fillim.

Sot qeveria ka miratuar projektvendimin për shpërblimet e fundvitit për 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa e miratuar sot, që arrin në vlerën 3.5 miliardë lekësh vetëm për pensionistët. Në 2022 bonusi i fundvitit nuk do të jetë më i diskutueshëm por do të jetë i alokueshëm përherë”, ka thënë ajo.