Deputeti i PD-së Edi Paloka ka publikuar mesazhin e kryetarit të një grupseksioni në PD-në e Durrësit, i cili thotë se ka nisur zëvendësimi masiv i delegatëve, me qëllim largimin e mbështetësve të Berishës.

Paloka thotë se po futen në lista si delegatë dhe mbështetës të Ramës, vetëm me qëllim për të plotësuar kuorumin për Kuvendin që do të mbahet të shtunën.

Në të njëjtën ditë PD-ja e Sali Berishës planifikon që të mbajë referendum për shkarkimin e Bashës, me anëtarësinë e PD-së në të gjithë vendin.

Postimi i Palokës:

Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.

Sapo me erdhi nje mesazh prej nje drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durres, firmetar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” per te mbushur sallen jo vetem ata qe jane me Bashen , pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…/E.M-noa.al