COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,275 testime, 376 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 383 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,275 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 376 qytetarë, në këto bashki: 174 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, 12 Elbasan, 11 në Vlorë, Sarandë, 10 në Shkodër, 8 në Berat, Gramsh, 7 në Vorë, Kavajë, Tepelenë, 6 në Lezhë, Divjakë, 5 në Mallakastër, 4 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Patos, Pogradec, Skrapar, Cërrik, 3 në Tropojë, Korçë, Dimal, Kuçovë, 2 në Gjirokastër, Devoll, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malesi e Madhe, Kukës, Has, Shijak, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 5,165 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 31 vjeç, një qyetetar nga Tirana 69 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 74 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 74-91 vjeç, një qytetar nga Vlora 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 376 Të shëruar në 24 orë 383 Të shtruar në spitale 117 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 3,275

Testime totale 1,444,522 Raste pozitive 206,273 Raste të shëruara 197,930 Raste Aktive 5,165 Humbje jete 3,178

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,475 Fier 566 Shkodër 359 Durrës 340 Gjirokastër 289 Elbasan 294 Berat 245 Vlorë 215 Lezhë 134 Korçë 120 Kukës 65