Audi futet në tualet pas një aksidenti.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Shiroki Brijeg të Bosnje-Hercegovinës.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se drejtuesi i një makine, pasi ka humbur kontrollin, ka goditur shtëpinë e një familjeje, ka thyer murin rrethues dhe ka përfunduar brenda tualetit të banesës.

Ndër të tjera mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale boshnjake, ndërsa mësohet se nga forca e goditjes mjeti ka rrëzuar një pjesë të murit të jashtëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Deri më tani është bërë e ditur se fatmirësisht nga aksidenti nuk ka mbetur i lënduar asnjë nga personat që udhëtonin. Në vendin e aksidentit kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.