Me shumë pak përjashtime, kur flasim për një lojtar vetëm 19 vjeç, flasim për një djalë që mund të ketë shfaqur disa cilësi, por që mund të përkufizohet si ‘interesant’. Pothuajse gjithmonë këto ‘adoleshentë’ janë interesantë në perspektivë.

humë klube po investojnë në këto lojtarë për të ardhmen, ndërkohë që ekipi i parë zhvillon ndeshje. Por, çfarë ndodh kur këta ‘fëmijë’ janë vetë ‘djemtë’ e mëdhenj? Ndodh që quhen Erling-Braut Haaland dhe në përgjithësi shkojnë të luajnë për Borussia Dortmundin apo ndonjë klub tjetër të madh.

Po si u bë norvegjezi, i cili tani është 21 vjeç, kaq shkatërrues, saqë lakmohet nga klubet më të mira në botë? Një ish-shok skuadre flet për metamorfozën e tij të papritur. Para se të përfundonte te RB Salzburg, norvegjezi i ri luajtur në atdhe me Molde.

Me të në skuadër ishte një lojtar aktual i Toulouse (edhe pse ai është i huazuar te Kopenhagen), mbrojtësi Ruben Gabrielsen, i cili shpjegon se ‘bisha’ e sotme nuk ishte aq i mrekullueshëm më herët.

Në të vërtetë, siç shpjegoi për “Get France Football News”, ai pa një djalë të vogël të vinte te Molde, një djalë që ishte gjithashtu mjaft i brishtë fizikisht: “Kur Haaland luante në Norvegji me mua, nuk shënonte gjatë gjithë javës në stërvitje.

Ne e tallnim. Dhe kur dëgjova se do të luante, thashë me vete: Absurde, si mund të luajmë me të? Pas 50 minutash ai shënoi 4 gola”.

Megjithatë, Haaland nuk ishte asokohe gjiganti i sotëm. Gabrielsen, në fakt tregon edhe një anekdotë tjetër, që sheh një Haaland mjaft të hollë dhe të brishtë në trup: “Pastaj, një ditë u kthye nga lëndimi dhe ishte i transformuar fizikisht.

Siç e dini, djemtë nga 16 deri në 17 vjeç mund të rriten në mënyrë dramatike nga një ditë në tjetrën dhe kjo është ajo që ndodhi me sulmuesin shumë të ri në atë kohë. Më pas gjërat filluan të ndryshonin.

Unë mendoj se ka një mësim të rëndësishëm për t’u fiksuar: kur vijnë kohë të vështira, punoni më shumë. Dhe të rinjtë kanë një shans ta mësojnë këtë tani”. Pjesa tjetër është historia e një makinerie autentike golash…