Korça mund të konsiderohet kryeqyteti i Shqipërisë në ditën e Krishtlindjes.

Qindra qytetare nga i gjithë vendit por dhe emigrantë kanë  zgjedhur Korçën për të kaluar këtë festë mbarëpopullore. Në rrugë, ku moti nuk është i acartë, si dhe në lokale në qytet e në pika turistike, të gjithë festojnë.

Besimtarët nuk harrojnë asnjëherë meshën e kësaj dite të shenjtë.

“Jemi kthyer nga Greqia”, thonë disa pushues.

Por kjo nuk është dite vetëm e besimtareve. Edhe qytetare te tjerë vijnë në këtë qytet për të kaluar ne atmosferë të bukur këto dite festive të fundvitit

“Jemi emigrantë erdhëm për festa”.

“Kemi ardhur nga Tirana sot për të festuara”.

Qyteti i Korçës mbetet epiqendra e festimeve. Hotelet, bujtinat restorante janë të gjitha të prenotuara. Ndaj nga ky qytet i bukur i Shqipërisë ju urojmë gëzuar festat.