Shoferë bëni kujdes nëse qarkulloni në autostradën Tiranë-Elbasan.

I gjithë aksi nga kryqëzimi i Bradasheshit deri te tuneli i Krrabës është i pushtuar nga mjegulla e dendur.

Gazetari raporton se radhë kilometrike janë krijuar në segmentin Elbasan-Metalurgji, pasi një pjesë e qytetarëve kanë vendosur t’i kalojnë festat jashtë vendlindjes.