Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në ditën e fundit të 2021, ndodhet sot në lagjen  ‘5 Maji’ në Tiranë, ku do të kthehen sot në banesat e tyre të reja 100 familjet e para, duke bërë me dije se në vijim numri do të shkojë në 11 mijë familje.

Rama është shprehur se kjo do të jetë një ndër lagjet më moderne në Tiranë, bashkë me atë të Kombinatit.

Në fjalën e tij nuk hezitoi të shigjetonte Berishën dhe Bashën. Ai i la një porosi banorëve që të bëjnë kujdes me bravat e çelësat duke iu referuar kështu Sali Berishës që e cilëson Lulzim Bashën si Lul Brava, të cilit i ka lënë afat deri më 5 janar që të lirojë zyrën.

Rama: Po ju lë porosi që të bëni kujdes për bravat se ka filluar në qytet një çështje bravash kështu që ruajini mos t’ju ndërrojnë dhe bëni kujdes nga çelësat që nuk kanë lidhje me bravën. Mbani çelësin e bravën tuaj dhe mos shkoni pas çelësave që nuk hapin dot asnjë bravë dhe bravave që nuk fusin dot asnjë çelës.