1 janari 2022 shënon fillimin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se SHBA i uron mirëseardhjen Shqipërisë në këtë Këshill.

Kryediplomatja amerikane shkruan se SHBA është krenare që ulen si kolegë tashmë me Shqipërinë në një nga tryezat më të rëndësishme në botë.