Një punonjës policie është aksidentuar në Korçë. Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Lumalas.

Sipas të dhënave mësohet se polici është përplasur nga një automjet, i cili po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. I plagosuri është transportuar me urgjence drejt  spitalit të Korçës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, është arrestuar drejtuesi i mjetit.