35-vjeçari Erion Çela, i cili humbi jetën nga plumbat e kallashnikovit teksa ishte në një lokal në ‘Don Bosko’ me të afërm të tij, do të bëhej shumë shpejt baba. Bashkëshortja e viktimës, Erion Çela, është shtatzënë dhe pret një vajzë.

Makina e autorëve dyshohet se ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës drejt lokalit, më pas, nga mjeti tip “Benz” janë lëshuar dhjetëra plumba kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin viktima dhe të plagosurit.

Këta të fundit dyshohet se kishin lidhje të afërta familjare mes tyre. Pas krimit, autorët janë larguar po nga drejtimi që kanë ardhur e më pas kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laprakës.

Pista që po dyshon policia është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifikuar si daja i viktimës dhe njërit prej të plagosurve kishte precedent të theksuar kriminal në shtetin italian.

Rrethimi i zonës, ka sjellë problematika për autoambulancat që kërkojnë të futen për në Spitalin e Traumës, ndërkohë, autorët sipas raportimeve janë kujdesur që të mos lënë thuajse aspak gjurmë në vendngjarje dhe kjo rrit më tepër dyshimet e policisë që ngjarja mund të jetë kryer nga persona profesionistë.