Policia e Matit kanë gjetur në dalje të qytetit të Burrelit një fëmijë të moshës 5-6 vjeç i cili nuk jep të dhëna për familjen e tij. Policia njofton se i mituri është akomoduar në komisariat ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe u bën thirrje qytetarëve të ndihmojnë për të gjetur familjen e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij.

I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215”, njofton policia.