Zhvillohet sot seanca për protestuesit e protestës së zhvilluar më 8 janar në selinë e PD.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e ndaluar dhe masë më të butë per të tjerët.

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur Albana Vokshi, Klevis Balliu, Oert Bylykbashki dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Të arrestuarit për protestën janë ndarë në dy grupe për tu njohur me masën e sigurisë. Grupi i parë që po njihet me masën e sigurisë janë mbështetësit e Berishës, të arrestuarit jashtë godinës së PD.

Pas mbarimit të 23 personave që do njihen me masat që do caktohet ndaj tyte, do futet edhe grupi i dytë prej 11 personave, mbështetas te kryetarit Basha. Mbështetësit e Berishës përpara nisjes së seancës kanë thirrur vazhdimisht “Basha ik”.