Presidenti Ilir Meta duket se ka qenë mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha në përplasjen e tij me Bashën.

Mjaft analistë mendojnë se LSI mund të bëjë koalicion me Komisionin e Rithemelimit.

Por si përgjigjet Presidenti Meta lidhur me këtxë opsion?

‘Kjo i takon LSI dhe të gjithë aktorëve të tjerë si do pozicionohen. Për mua ka interes të jetë proces shembullor. Qytetarët nuk duhet të shesin votën e tyre. Ajo është forca lëvizëse e ndryshimit. Uroj që përmes këtyre zgjedhjeve të nisim një proces të rivendosjes së integritetit të votës së lirë se ndoshta na ndihmon dhe për cceljen e negociatave në harkun e 6 muajve’, deklaroi Meta.