Të njohur për miqësinë e tyre, edhe presidenti turk i del kundër Putin. ‘Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të ishte aspak një ide e zgjuar’, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Shpresoj që Rusia të mos ndërmarrë vërtet ndonjë sulm të armatosur apo të pushtojë Ukrainën. Një hap i tillë nuk do të ishte aspak veprim i zgjuar për Rusinë vetë, apo edhe për rajonin. në këtë situatë, ka nevojë për dialog dhe për dikë që ta dëgjojë Rusinë e të davarisë shqetësimet e tyre te arsyeshme të sigurisë”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi se e ka ftuar presidentit rus, Vladimir Putin në Turqi ndërsa është ofruar të ndërmjetësojë me Ukrainën për gjetjen e rrugës së paqes. Kremlini njoftoi se Putini e ka pranuar ftesën, por nuk ka caktuar një datë për udhëtimin.

Turqia, anëtare e Nato-s, ruan marrëdhënie të mira si me Moskën ashtu edhe me Kievin, por pavarësisht interesave të ngushta në shumë fusha me Rusinë, Ankaraja i ka kundërshtuar politikat ruse ne Siri e Libi, si dhe aneksimin e Krimesë në 2014-tën.

Kievi nga ana tjetër ka blerë dronë ushtarakë turq të cilët me shumë gjasë, do t`i përdorë në rast të një agresioni të fqinjit të vet të madh.