COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 2564 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata në 24 orët e fundit: Janë kryer 5621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1615 qytetarë, në këto bashki: 719 në Tiranë, nga 65 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 62 në Berat, 57 në Lushnje, nga 53 qytetarë në Fier, Durrës, 51 në Sarandë, 47 në Gjirokastër, 32 në Elbasan, 31 në Kurbin, 26 në Pogradec.

Gjithashtu nga 20 qytetarë në Kuçovë, Vorë, 18 në Dimal, 17 në Korçë, 16 në Kamëz, 15 në Lezhë, nga 14 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, 13 në Mirditë, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Përmet, Konispol, Krujë, 9 në Devoll, nga 8 qytetarë në Peqin, Memaliaj, Selenicë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Delvinë, nga 6 qytetarë në Poliçan, Malësi e Madhe.

Po ashtu nga 5 qytetarë në Shijak, Dibër, Mat, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Librazhd, Himarë, Has, Pukë, nga 3 qytetarë në Kukës, Këlcyrë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Roskovec, Bulqizë, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Klos, Libohovë, Maliq, Belsh.

Janë 22,214 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kishte pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetare nga Fieri 77 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 94 vjeç.

Janë shëruar 2564 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 230,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Janar 2022) Raste të reja ditore 1615 Të shëruar në 24 orë 2564 Të shtruar në spitale 125 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 5621

Testime totale 1,654,374 Raste pozitive 255,741 Raste të shëruara 230,193 Raste Aktive 22,214 Humbje jete 3,334

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 10185 Fier 1882 Shkodër 1817 Vlorë 1496 Elbasan 1359 Durrës 1201 Gjirokastër 1101 Korçë 890 Berat 902 Lezhë 865 Kukës 308 Dibër 208