Një person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Shtraus” në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes me një fuoristradë ka përfunduar në rrugë drejtuesi i motorit.

Gazetari raporton se i plagosuri është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.