Këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë e “Big Brother VIP” disa ditë më parë, por nuk është shfaqur në asnjë intervistë televizive për publikun. Ditën e djeshme ajo ka bërë shfaqjen e saj të parë para publikut.

Ajo ka postuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku këndon këngën e saj më të re “Faj”, të cilën ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me aktorin Donald Veshaj.

Beatrix duket mjaft në formë, pasi është kuruar për look-un e saj.

“Me mbushët me dashuri, jetaaa. E keni degjuar ‘Faj’ akoma? Mund ta gjeni tek link-u ne profil timin!”, shkruan Trixa.