Një 60-vjeçar me iniciale B.P. është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të shtetasit B. P., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R., duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.