Një këmbësor ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas përplasjes nga një makinë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për noa.al se tek zona e Brrylit, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesja e mjetit po merret në pyetje, për të hedhur më shumë dritë mbi aksidentin.