Kovid vazhdon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri.

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga virusi. Në njoftimin e 24 orëve të fundit bëhet me dije se një qytetar nga Fieri 54 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me koronavirus dhe kanë ndërruar jetë. Nga 3739 testime që janë bërë në 24 orëte fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 841 qytetarë. Janë 11,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1547 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3739 testime, 841 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 1547 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3739 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 841 qytetarë, në këto bashki: 342 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Sarandë, 42 në Gjirokastër, 34 në Fier, 31 në Durrës, 24 në Lushnje, 22 në Shkodër, 19 në Elbasan, nga 15 qytetarë në Krujë, Kavajë, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Pogradec, Lezhë, 10 në Kuçovë, nga 9 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Patos, Delvinë, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Himarë, Vorë, Kurbin, Kukës, 6 në Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Roskovec, Pukë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Korçë, Peqin, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Kolonjë, Devoll, Selenicë, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Mirditë, Shijak, Mat, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Maliq, Dibër, Tropojë. Janë 11,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 54 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1547 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 841 Të shëruar në 24 orë 1547 Të shtruar në spitale 130 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 3739

Testime totale 1,698,880 Raste pozitive 265,716 Raste të shëruara 250,429 Raste Aktive 11,894 Humbje jete 3,393

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4459 Fier 1547 Shkodër 1175 Vlorë 921 Gjirokastër 811 Elbasan 796 Berat 638 Lezhë 487 Korçë 428 Durrës 298 Kukës 255 Dibër 79