Rreth dy orë pas ngjarjes së rëndë me dy të vrarë me armë zjarri në Tiranë, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, ku autori Arsen Muskurti vrau me armë zjarri vëllanë e tij dhe kunatën. Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, të cilët janë prindër të dy fëmijëve.

Për arrestimin e Arsen Muskurtit reagoi edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi.