Gushti ka nisur i frikshëm sa i përket frekuencës së aksidenteve.

37 janë regjistruar me automjetee të tjerat me motor e biçikletë e nuk kanë munguar as ato me këmbësorë. Por në 4 muaj ku dhe nisi sezoni turistik shifrat e aksidenteve janë shumë të larta.

Kjo për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit apo drejtojnë makinën në gjendje të dehur.

Sipas ekspertëve emigrantë të cilët vijnë me automjetet e tyre apo i marrin ato me qira nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit njëlloj si në vendin ku kanë emigruar duke u bërë shkak aksidentesh.

Por nga ana tjetër shumë aksidente ndodhin është për faj të këmbësorëve pasi ka ende nga ata që kalojnë autostradën duke kapërcyer trafikndarësen, raporton TCH.

Numrit të aksidenteve i shtohen edhe ato me monopate elektrike të cilat janë një zgjidhje shumë e mirë, por jo kur nuk kalon në korsinë e dedikuar.