Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lumas, Cërrik pranë qytetit Elbasan, raporton noa.al.

Rreth orës 16:30, në kasollen pranë banesës, 64-vjeçari me inicialet Xh. Sh., në kushtet e depresionit, dyshohet se ka plagosur veten me thikë.

Ai është transportuar në spitalin rajonal Elbasan, por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë me të mbërritur në urgjencë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Elbasan po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.