Kim Kardashian dhe Kanye West vijojnë akoma të përfliten edhe pse është bërë pothuajse një vit nga koha që nisën procedurat e divorcit. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka folur si rrallëherë për arsyen që i dha fund martesës gati 7-vjeçare me reperin e famshëm gjatë një interviste që ka dhënë për Vogue.

Për kaq shumë kohë, unë kam bërë atë që i bënte të tjerët të lumtur dhe mendoj se në dy vitet e fundit vendosa të bëj veten time të lumtur. Kjo më bën të ndihem shumë mirë. Edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe shkaktoi divorcin tim, mendoj se është e rëndësishme të jesh e sinqertë me veten për atë që të bën vërtet të lumtur”, u shpreh ajo.

Imazhi mund të përmbajë Huda Kattan Njeriu dhe Personi

Themeluesja e Skims shpjegoi se ajo dëshiron të fokusohet në nevojat e saj tani që është në të 40-at, duke thënë se ajo është “Team Me”. “Do të argëtohem më shumë, do të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi dhe njerëzit që më bëjnë të lumtur. Do të lë telefonin. Do të bëj unfolloë nëse nuk dua të shoh diçka në Instagram.”, tha ajo.

Imazhi mund të përmbajë Këpucë Veshmbathjeje Këpucësh Njerëzore Kim Kardashian dhe Takë të lartë

Që nga ndarja e tyre, West ka folur disa herë për Kim dhe e ka akuzuar atë se e ka mbajtur larg nga fëmijët e tyre. Megjithatë, ylli shpreson të zhvillojë një marrëdhënie të pjekur bashkë-prindërore. “Mund të jesh shumë i lënduar ose i zemëruar me ish-in tënd, por unë mendoj se përpara fëmijëve duhet të jetë gjithmonë ‘Babai yt është më i miri’”, thotë Kim.