Pasditen e 29 nëntorit 2021, u vra ish deputeti Pashko Ujka në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër në lulishten pranë shtëpisë së tij.

Në TV Klan dolën pamje të kamerave të sigurisë që tregonin një person të dyshimtë disa orë para vrasjes.

Familja Ujka pretendon se ky person dyshohet që të jetë autori që ka kryer krimin ose është i përfshirë në ngjarje.

Vrasja është ende e dyshimtë, pasi dy persona që u ndaluan si të dyshuar, Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, në muajin Janar 2022 u nxorën nga qelia dhe janë lënë në arrest shtëpie pas alibive që ata paraqitën.

Ende policia nuk ka zyrtarisht asnjë person të dyshuar apo të arrestuar si vrasës i Pashko Ujkës dhe nuk ka dhënë asnjë informacion.

Ndërkohë, familja Ujka bëri të ditur se kanë vendosur në dispozicion një shpërblim prej 25 mijë eurosh për këdo që jep informacione rreth autorit të vrasjes.

Ata kanë vënë në dispozicion numrin e tyre personal dhe jo të policisë, duke garantuar anonimatin.