Muaji Shkurt dhe Mars është periudha kur trafikantët përgatisin mbjelljen e kanabisit me fara në kubikë e në ambiente të mbyllura. Për shkak se vitin e kaluar, një nga problematikat e hasura në polici ishte kultivimi i drogës në sera e godina të pabanuara, këtë të premte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledina Nano ka urdhëruar vartësit të nisin një operacion për kontrollin e territorit.