Vazhdon marshimi drejt kufirit me Ukrainën i ushtrisë ruse.

Raketa balistike, tanke dhe obuse janë filmuar duke përparuar drejt kufirit me Ukrainën.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë shpërndarë kudo. Rritja e forcave ruse pranë kufirit ukrainas vazhdon me shpejtësi, me raketat balistike, tanket dhe obuset rreth skajeve verilindore të Ukrainës.

CNN ka publikuar disa pamje që vijnë nga rrjetet sociale, shumica janë nga TikTok ose YouTube.

Në pamje shihen kolona që lëvizin pranë Belgorodit në Rusinë perëndimore, pikërisht përtej kufirit nga qyteti kryesor ukrainas i Kharkiv.