Flitet për një dhomë zhveshjeje të përçarë te Djajtë e Kuq”, për dy fraksione të ndryshme të pranishme aty dhe për një klimë tensioni. Nga njëra anë Maguire, nga ana tjetër Ronaldo, me pjesën tjetër të lojtarëve të ndarë mes dy palëve.

Shkak i fërkimit, siç raportojnë mediat britanike, është bërë vendimi i trajnerit Rangnick për t’i dhënë gjithnjë e më shumë pushtet Cristianos në dhomat e zhveshjes, duke e zgjedhur atë si pikë referimi për më të rinjtë.

Një zgjedhje që nuk do ta kishte lumturuar veçanërisht kapitenin Harry Maguire, i cili do të ndjente autoritetin e tij të minuar, duke paralajmëruar mundësinë e një ndryshimi të mundshëm të hierarkisë në lidhje me shiritin që mban.

Gjithashtu, sipas zërave, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka krijuar një “klikë portugeze”. Postimi i fundit në Instagram nga Bruno Fernandes ushqen mendimet e më të djallëzuarve. Mesfushori luzitan në fakt ka publikuar një foto në të cilën ndodhet mes Bailly dhe Varane në fushë, duke i bashkangjitur këtë mbishkrim:

“Mes këtyre të dyve ndihem shumë i sigurt”. Shumë e kanë interpretuar këtë foto të thjeshtë me dy shokët e skuadrës (të dy mbrojtësit) si një mënyrë për të përjashtuar Maguire dhe për të shprehur në mënyrë indirekte preferencën e tyre për fraksionin e Cristiano Ronaldos.