Kontroll i befasishëm në burgun e Peqinit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë dje duke filluar nga ora 23.30 në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara.

Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar: Tre telefon cularë, tre karikues si dhe pesë kaçavida.

Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera.