Një tentativë grabitje e një banke është parandaluar në Tiranë.

Autorët kishin gërmuar tunele të nëndheshme.

Policia është njoftuar nga qytetarë të rastësishëm.

Menjëherë pas informacionit, shërbimet e Policisë, shkuan në bulevardin “Zogu I” dhe zbuluan tunelet që po gërmoheshin në drejtim të bankës.

Për ngjarjen deri më tani nuk ka asnjë autor të ndaluar.

Burime nga policia bënë me dije për Noa.al se shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.