Çmimi i naftës ka thyer rekordin sot në Shqipëri duke shkuar 209 për litër. E gjithë kjo po ndikon në çmimin e produkteve të tjera ushqimore. Rritje konstatohet kudo, në miell dhe nënproduktet e tij, në ushqime, fruta dhe perime dhe gjithçka ka lidhje me ushqimet e tjera të shportës.

lidhur me situatën ka reaguar edhe avokati Adriatik Lapaj. Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj shkruan se çmimi i naftës ka shkuar në Shqipëri me 209 lekë litri dhe se askush nuk ka reaguar.

Statusi i Lapajt:

Unë e kuptoj që lufta do i rrisë çmimet se ka efekt psikologjik mbi tregun, por që të vijë anija me naftë nga Gjiri Persik do të paktën 2 javë e marrtë e mira! Mjeshtrat e çuan naftën me 209 lekë litri. Nuk ndihet askush…heshtje madhe.