Është evidentuar një vatër zjarri në një bllok pallatesh në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri është përfshirë një kabinë, në të cilën qëndrojnë punonjësit që shërbejnë për ruajtjen e objekteve. Deri ne këto momente nuk ka raportime për të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, e ndërkohë nuk dihen ende shkaku i zjarrit.