Disa luftëtarë paraushtarakë sirianë janë shprehur të gatshëm që t’i bashkohen forcave ruse për të luftuar kundër ukrainasve. Reuters shkruan se pavarësisht dëshirës së tyre, ata ende nuk kanë marrë udhëzime për të shkuar aty.Nabil Abdallah, një komandant i Forcave të Mbrojtjes Kombëtare paraushtarake (NDF), tha se ishte gati të përdorte ekspertizën në luftimet urbane të fituara gjatë luftës siriane për të ndihmuar Rusinë.“Sapo të marrim udhëzime nga udhëheqja siriane dhe ruse, ne do të luftojmë në këtë luftë të drejtë. Ne nuk i frikësohemi kësaj lufte dhe jemi gati për të sapo të vijnë udhëzimet për të shkuar dhe për t’u bashkuar. Ne do t’u tregojmë atyre atë që ata nuk e panë kurrë … Ne do të bëjmë luftëra në rrugë dhe të zbatojmë taktikat që kemi fituar gjatë betejave që mposhtën terroristët në Siri”, tha ai.