Një fenomen shqetësues po ndodh në Durrës, ku dittë e fundit kanë ngordhur mijëra pula.

Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për ngordhjen e shpendëve në Durrës. Institucioni i akuzës së qytetit bregdetar ka nisur hetimet për këtë çështje, ditën e djeshme ndërsa sot ka nisur veprimet e para hetimore.

Bëhet me dije se prokuroria ka kërkuar informacion për të mësuar se kur është konstatuar rasti i parë dhe praktika që është ndjekur, nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.

Sipas po të njëjtave burimeve, akuza i ka dhënë autorizim policisë të sekuestrojë të gjithë dokumentet lidhur me praktikat që janë ndjekur mbi mënyrën që është ndjekur pas rasteve të njëpasnjëshme për ngordhjen e pulave.