Një incident është shënuar ditën e sotme në spitalin rajonal të Lezhës.

Bëhet me dije se një person që ishte duke pritur në radhë për konsultën është konfliktuar me recepsionistin e spitalit.

Më pas ka goditur derën e recepsionit si dhe ka thyer një xham. Si pasojë recepsionisti ka marrë plagë të lehta. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa autori ka arritur të largohet.

Autoritetet po punojnë për të bërë të mundur arrestimin e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.