Richard, Styles, një pilot britanik 52-vjeçar akuzohet se është përpjekur të kalojë ilegalisht për në Mbretërinë e bashkuar emigrantë shqiptarë.

Raportohet se ai është arrestuar në Aeroportin e Deenethorpe, në afërsi të Croby-t. Ai sapo kishte fluturuar me avionin e tij nga Belgjika, me shqiptarë në bord, kur u vendos në pranga.

Oficerët e policisë Northants, të cilët po punonin me NCA-në, ndaluan taksinë e cila kishte marrë katër shtetasit shqiptarë nga aeroporti për t’i dërguar ata në qytetet e ndryshme të Britanisë së Madhe.

Piloti Styles dhe shoferi i taksisë, një burrë 42-vjeçar nga Tooting nga jugu i Londrës u morën në pyetje nga hetuesit e NCA-së. Styles tani është akuzuar për trafikim të emigrantëve duke shkelur ligjin e emigracionit dhe do të dalë para gjykatës të Northampton ditën e nesërme.

Taksisti është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Ndërkaq, shtetasit shqiptarë, tre burra dhe një grua, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, janë ndaluar nën autoritetin e imigracionit. “Ne e dimë se kontrabandistët e njerëzve përdorin një sërë metodash për të tentuar të shkelin kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Duke punuar me partnerët tanë të zbatimit të ligjit, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndaluar ata. Aviacioni dhe komuniteti lokal mund të luajnë një rol jetik në parandalimin e krimit në kufi, dhe nëse punoni në industrinë e aviacionit, duhet të raportoni menjëherë çdo aktivitet të pazakontë ose të dyshimtë në çdo aeroport të Mbretërinë e Bashkuar ”, u shpreh shefi Rajonal i Hetimeve të NCA-së, Jacque Beer.