Një operacion anti-drogë është zhvilluar ditën e sotme në Korçë.

Mësohet se nga operacioni i kryer në Bilisht janë sekuestruar 55 kg lëndë narkotike dhe disa persona janë arrestuar.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për BalkanWeb se lënda narkotike është kapur në një mjet në aksin Bilisht-Korçës.

Ndërkohë që zhvillimet për operacionin janë ende në vijim.