Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se situata epidemiologjike vijon të mbetet shqetësuese.

Zaev u shpreh se edhe vendet të cilat kanë aplikuar vaksinën anti-Covid kanë shënuar rritje të të infektuarve.

Sipas Zaev kjo ka ardhur për shkak të mosrespektimit të masave nga qytetarët.

“Për momentin, edhe tek ne edhe tek vendet ku ka vaksinim masiv numrat e të infektuarve për fat të keq po rriten, dhe sipas raporteve nga Komisioni Shëndetësor , kjo vjen për shkak të mos-respektimit të masave”, ka thënë Zaev.