Pamje tronditëse kanë dalë në dritë, duke treguar ushtarët ukrainas që torturohen robërit rusë gjatë një operacioni në Kharkov.

Në videon, e cila zgjat gati gjashtë minuta dhe u censurua në rrjet, dëgjohen ukrainasit të thonë se kanë kapur një grup zbulimi rus që vepron në Olhovka, një lagje e Kharkiv rreth 30 kilometra nga kufiri rus. Në Twitter dolën imazhe të videos që i gjeni në galeri.

Në to shihen ushtarët rusë të zënë robër, të zhveshur thuajse lakuriq dhe të hedhur në tokë teksa dhunohen nga forcat ukrainase.

I pyetur për videon, këshilltari i qeverisë ukrainase Oleksay Arestovich tha: “Qeveria po e merr shumë seriozisht incidentin dhe një hetim do të nisë menjëherë. Ne jemi një ushtri evropiane dhe nuk i poshtërojmë robërit tanë. Nëse rezulton e vërtetë, është një sjellje krejtësisht e papranueshme”.

Nga ana e tij, kreu i forcave të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzny, tha në një deklaratë për CNN: “Për t’i bërë forcat e mbrojtjes ukrainase jo të besueshme, armiku shpërndan video me robërit rusë. Por personeli i Forcave të Armatosura të Ukrainës, si dhe formacionet e tjera ushtarake ligjore, janë plotësisht në përputhje me kushtet e ligjit ndërkombëtar humanitar. Ju bëj thirrje që t’u besoni vetëm burimeve zyrtare”.

Reagimi i parë i autoriteteve ruse erdhi përmes kreut të komitetit të kërkimit të Federatës Ruse, A.I. Bastrykin, i cili tha se do të kryhet një hetim për të “përcaktuar rrethanat e keqtrajtimit të ushtarëve të kapur nga nacionalistët ukrainas”.

Në një deklaratë, Bastrykin tha: “Në internet është shfaqur një material në të cilin të burgosurit po trajtohen me brutalitet të jashtëzakonshëm nga nacionalistët ukrainas. Videoja që qarkullon në internet tregon ushtarët e robëruar që plagosen me plumba dhe nuk u ofrohet trajtim mjekësor. Sipas disa dëshmive, këto akte kanë ndodhur në një nga bazat e nacionalistëve ukrainas në rajonin e Kharkiv”. /noa.al