Drejtues të lartë të policisë deklaruan sot se shoferët që nuk paguajnë gjobat brenda 30 ditëve, do u bllokohet mjeti, deri në momentin që do ta shlyejnë atë.

Drejtori për Sigurinë Rrugore, Skënder Ismaili, tha sot në një intervistë televizive se çdo person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara.

Kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim, bëhet ndalimi administrativ i mjetit.

Për më tepër, në rast se nuk paguhen gjobat nuk u ofrohet më shërbimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Kujdes! Nëse ju merrni një gjobë nga Policia Bashkiake apo ajo rrugore mund ta apeloni atë në Bashki ose polici.

Nëse e paguani gjobën, përfitoni nga 20 për qind ulje duke e paguar brenda 5 ditëve të para. Mund ta bëni pa asnjë komision në aplikacionin e Raiffeisen.

Nëse e lini pa paguar, brenda pak javësh gjoba arrin në 60 për qind më shumë. Kështu, shteti me kamatat e kripura dhe abuzive që aplikon, të merr nga 1 000 lekë që mund të jetë gjoba, plus 600 lejë shtesë.