Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon këtë të hënë mbledhjen e radhës. Pikë e parë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit te KLP pas largimit të Gent Ibrahimit.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë zgjedhur me 10 vota Alfred Ballën në krye të këtij institucioni.

Balla ka qenë deri më tani zv. kryetar i KLP-së, institucioni më i lartë në Sistemin e Drejtësisë për prokurorët.

Kandidati i vetëm për kryetar nga anëtarët jo prokuror është Alfred Balla, i cili ka mbajtur postin e nënkryetarit.

“Mendoj se kam disa karakteristika që plotësoj kriteret për këtë post” është shprehur Balla. Ai do të zërë vendin e Gent Ibrahimit, të cilit i mbaroi mandati në krye të këtij institucioni.