Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut ka shpallur sot rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare. Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në fjalimin e tij tha se është përmbushur me sukses regjistrimi i popullsisë:

“Ekipi i regjistruesve tregoi se mund të kryejmë operacione të tilla profesionale. Nëse për regjistrimet e mëparshme janë dashur vite dhe më shumë njerëz, këtë herë kemi i tejkaluar të gjitha parashikimet”.

Në fjalën e tij, zv.drejtori i ESHS-së, Ilmi Selami, shtoi se është bërë punë e madhe me procesin e regjistrimit të popullsisë, duke pasur parasysh pengesat që kanë hasur. Kujtojmë se ky regjistrim përfshin edhe diasporën maqedonase.

Referuar këtij regjistrimi, rezulton se 54.21% e popullsisë totale e Maqedonisë së Veriut janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serbë dhe të tjerë.

Më saktësisht, janë regjistruar gjithsej 2 097 319 persona.

Rezidentë: 1. 836 713 persona

Jo rezidentë: 260 606 persona

Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar:

54, 21 për qind maqedonas

29.52 për qind shqiptarë

3.98 për qind turq

2, 34 për qind romë

1.18 për qind serbë

0.87 për qind boshnjakë

0.44 për qind vllehë

Nga numri rezident:

Maqedonas: 58.44%

Shqiptarë: 24.03 %

Turq: 3.86 %

Romë: 2.53%

Vllehë: 0.47 %

Serbë: 1.3%

Boshnjakë: 0.87 %

Nga numri jo rezidentë

Maqedonas: 24.45%

Shqiptarë: 66.36 %

Turq: 4.79%

Romë: 1.02%

Vllehë: 0.19%

Serbë: 0.35%

Boshnjakë: 0.81 %