Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë bërë daljen e parë publike. Çifti i famshëm u fotografuan pranë njëri-tjetrit në premierën “The Kardashians” të enjten mbrëma.Dyshja u panë të kapur për dore teksa ishin në Goya Studios në Los Angeles.

Kim kishte veshur një fustan ngjyrë argjendi, që i vinte në pah format trupore, ndërsa Davidson mbante një xhaketë të zezë mbi një bluzë të bardhë. Ylli 41-vjeçar dhe komediani u bënë kryefjalë e mediave pas një puthjeje që shkëmbyen në Saturday Night Live në Tetor.

Më vonë atë muaj, ata konfirmuan lidhjen pasi u fotografuan dorë për dore në Kaliforninë Jugore.Pete Davidson, kim Kardashian