E ardhmja e Mbappé është e ndarë mes PSG-së dhe Real Madridit, megjithëse ish-mesfushori Jerome Rothen betohet se ka një klub të tretë në garë për francezin.

Në çdo rast, në synimet e Paris Saint-Germain është vullneti për të eliminuar njëherë e mirë konkurrencën e kujtdo me një ofertë të domosdoshme dhe vërtet të frikshme për lojtarin, që do ta bindte atë të rinovonte kontratën, e cila i skadon 30 qershorin e ardhshëm.

Propozimi, nëse konfirmohet, do të ishte vërtet i bujshëm: 230 milionë euro në llogarinë e Mbappe për një zgjatje 2-vjeçare të kontratës me PSG-në.

Oferta bombastike zbulohet nga “Cadena Cope”, e cila jep detaje të mëtejshme: sulmuesi do të fitonte menjëherë 150 milionë euro bonus për rinovimin 2-vjeçar dhe më pas 40 milionë të tjera si çmim nënshkrimi për secilin nga dy vitet e kontratës së re.

Me pak fjalë, Mbappé do të shtonte 80 milionë euro pagë shtesë, përveç bonusit të rinovimit (150 milionë), duke arritur në 230 milionë. Një shifër stratosferike, e çmendur, me të cilën klubi parizien shpreson se mund ta ndryshojë vullnetin e ish-yllit të Monacos dhe të lërë me “gisht në gojë” Real Madridin.