Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, pasi refuzoi të mbajë maskë, e cila është e detyrueshme në të gjitha fluturimet. Lajmi u publikua nga media gjermane Spiegel.

Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, ndaj erdhi policia, thotë Spiegel.

Media gjermane citon pasagjerë të cilët dëshmuan se kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq me forcë kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore pak ppara nisjes së avionit nga Frankfurti për në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.

Megjithatë, duke qenë se as ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të zbatuar detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale, thotë Spiegel, duke nënkuptuar kështu se Rama në të vërtetë kishte maskë, por ishte leckë dhe jo kirurgjikale apo ffp2.

Spiegel thotë më tej se Rama u bind të mbajë maskë vetëm pasi u kontaktuan autoritetet gjermane. Atëherë, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.

Duket se Rama e humbi fluturimin sepse linja ajrore më pas e ricaktoi atë dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një avion tjetër për në Shtetet e Bashkuara.

Raportohet se një gjobë për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord avioni, nuk u aplikua, por u tërhoq.

Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr foli për incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk ka asnjë trajtim preferencial kur bëhet fjalë për kërkesën për maskë – qoftë dhe për një kryetar qeverie. /noa.al/Foto arkiv