Një përplasje e bujshme ‘rozë’ ka ndodhur mes  Johnny Depp dhe Amber Heard. Të dy palët kanë krijuar polemika rreth marrdhënieve në raport me njëri-tjetrin.

Në lojë përfshihen 100 milion USD.

Nuk kanë munguar fotot dhe videot që të dy akuzojnë për tradhëti.

Mbrojtja e aktorit tregoi së fundmi një video në të cilën aktorja shihet në disa takime përkatësisht me Elon Musk dhe James Franco.

Të dy personalitetet janë thirrur për të dëshmuar para gjykatës. Në favor të Depp-it, mund të konfirmohej se të dy personazhet kishin një marrëdhënie me Heard-in ndërsa ajo ishte ende e martuar me aktorin.

Në videon e prezantuar shihet se si ka momente në të cilat Amber nuk ka rroba dhe vetëm një çarçaf përdoret për të mbuluar trupin e saj.