Tiranë- një përplasje mes banorëve dhe policisë ka ndodhur në rrugën e Rinasit.

Banorët dolën për të protestuar duke bllokuar rrugën. Por efektivët kanë ndërhyrë duke i zhvendosur nga rruga.

Edhe pse kishin marrë leje, ata nuk janë lejuar që të bllokojnë aksin rrugor. Shkak është bërë vendimi i ARSSH për të bllokuar hyrjet në aks për të eleminuar aksidentet.