Britania e Madhe- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Angli.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një fëmijë 3 vjeç është kafshuar nga një qen dhe kjo ka rezultuar fatale.

Tragjedia ndodhi në Milnrow, Angli afër Rochdale, rreth orës 13:15 të ditës së djeshme.

Njoftohet gjithashtu ndër të tjera se mjekët e urgjencës shkuan në vendin e ngjarjes, por nuk mundën t’i shpëtojnë jetën vogëlushit.

Policia e Mançesterit ka thënë se ka nisur një hetim penal pas sulmit fatal të qenve.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri në këtë fazë dhe hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat, tha policia e Mançesterit në një deklaratë.

Detajet e sulmit janë të pakta dhe policia nuk ka konfirmuar identitetin e fëmijës që vdiq dhe racën e qenit që e kafshoi.